Çfarë pritet nga SPAK për Ballukun? Zbulimi i ish-gjyqtarit
Ish-gjyqtari Shkëlqim Mustafa vuri në dukje se çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku do të kalojë në debat të thellë gjyqësor. Ai gjithashtu shprehu besimin se SPAK nuk do të dështojë në trajtimin e çështjes. Vlerësimi i provave dhe materialeve hetimore do të përcaktojë shumë. Nëse merren masa si arrest shtëpie, duhet të provohet konkretësia e fakteve dhe lidhja me akuzat. Prokuroria duhet të sigurojë akt-ekspertimin që më pas t’i nënshtrohet shqyrtimit në gjykatë. Për ngjarjen në Qafë
Ish-gjyqtari Shkëlqim Mustafa vuri në dukje se çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku do të kalojë në debat të thellë gjyqësor.
Ai gjithashtu shprehu besimin se SPAK nuk do të dështojë në trajtimin e çështjes.
Vlerësimi i provave dhe materialeve hetimore do të përcaktojë shumë. Nëse merren masa si arrest shtëpie, duhet të provohet konkretësia e fakteve dhe lidhja me akuzat. Prokuroria duhet të sigurojë akt-ekspertimin që më pas t’i nënshtrohet shqyrtimit në gjykatë. Për ngjarjen në Qafë Plloçë, ai kërkoi që të ngrihet grup ekspertësh të emëruar nga prokuroria për të kryer ekspertimet dhe për t’i sjellë ato për debat gjyqësor. Vetëm pas verifikimit profesional, provat mund të konfirmojnë ose të heqin dyshimet për fajësinë. Mustafa shtoi se burimi i tij kryesor është opinion publik, por pret diskutim të plotë gjyqësor dhe beson që SPAK do të arrijë vendim të qëndrueshëm.