Pse vendimet e rëndësishme të Bankës u pezulluan papritur?
Në mbledhjen e paraparë për sot, nuk u mor asnjë vendim; të gjitha pikat e agjendës u shtynë për raundet e mëvonshme. Kjo vendim-mosmarrje lidhet me faktin që Këshilli Mbikëqyrës nuk është në përbërje të plotë, pasi mandatet e gjashtë anëtarëve përfunduan dhe, si rrjedhojë, mungon numri i nevojshëm për procedurat vendimmarrëse. Si pasojë, procedurat formale të miratimit nuk mund të zhvilloheshin. Pavarësisht kësaj, Guvernatori Gent Sejko, në rolin e kryetarit të Këshillit, së bashku me Zëvendësg
Në mbledhjen e paraparë për sot, nuk u mor asnjë vendim; të gjitha pikat e agjendës u shtynë për raundet e mëvonshme.
Kjo vendim-mosmarrje lidhet me faktin që Këshilli Mbikëqyrës nuk është në përbërje të plotë, pasi mandatet e gjashtë anëtarëve përfunduan dhe, si rrjedhojë, mungon numri i nevojshëm për procedurat vendimmarrëse. Si pasojë, procedurat formale të miratimit nuk mund të zhvilloheshin.
Pavarësisht kësaj, Guvernatori Gent Sejko, në rolin e kryetarit të Këshillit, së bashku me Zëvendësguvernatoren e Dytë Natasha Ahmetaj dhe anëtarin Anastas Angjeli zhvilluan një takim informues për të marrë njohuri mbi aktivitetet funksionale dhe operative të bankës. Takimi u zhvillua më 4 shkurt 2026 dhe synonte të prezantonte panoramën e punës së përditshme operative të institucionit.
Në diskutim ishin zhvillimet e fundit në ekonominë dhe politikën monetare, si dhe informacioni lidhur me administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë; zbatimin e politikës monetare; gjendjen dhe funksionimin e sistemit bankar e financiar; si dhe situatën në tregjet e parasë dhe valutore. Çështjet që ishin parashikuar për vendimmarrje në mbledhjen e shkurtit do të rikthehen në agjendë kur Këshilli Mbikëqyrës të ketë numrin e plotë të anëtarëve për të kryer mbledhjet dhe për të marrë vendimet e duhura.